Rodrygo-Bellingham, Reali në vend të parë

Në ndeshjen e javës së 14-të në La Liga, Real Madridi është rikthyer për momentin në krye, duke mposhtur Cadiz me rezultatin 3-0. Për Los Blancos, një super Rodrygo ishte përcaktues, protagonist me dy gola dhe i zakonshmi Jude Bellingham, i cili shënoi në rikthimin e tij pas dëmtimit.
Vendasit tentuan që në start të trembin skuadrën e Ancelottit, por u goditën menjëherë në minutën e 14-të nga braziliani Rodrygo. Pasi kaluan në avantazh, merengët u afruan disa herë për të dyfishuar epërsinë, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0.
Me kthimin në fushë pas pushimit, madrilenët vendosën të mbyllnin llogaritë dhe pak pas një ore lojë rezultati ishte 2-0: në minutën e 64-ët, Modric dha asistimin për portofolin personal të Rodrygo, i cili kompletoi dopietën. Në minutën e 74-të kishte vend edhe për Jude Bellingham, i cili shënoi të tretin për Los Blancos, pas një asistimi të Rodrygo-s të tërbuar.
Real Madrid triumfon 3-0 dhe ngjitet në krye të La Ligës, me 35 pikë dhe +1 ndaj Girona (që ka një ndeshje më pak). Cadiz mbetet në 10 pikë, në vendin e gjashtëmbëdhjetë, pak mbi zonën e rënies.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




