Simeone pranon ulje page në kontratën e re me Atletiko Madrid

Diego Simeone nuk ka ndërmend të largohet nga Atletiko e Madridit. Tekniku argjentinas mësohet se ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën aktuale, e cila mbaron në fund të këtij sezoni.
Sipas medieve spanjolle akordi i ri parashikon një ulje nga 20%-30% të pagës aktuale dhe do të përfundojë në fund të sezonit 2026-2027. Nëse gjithçka do të zyrtarizohet atëherë “Çolo” Simeone do të bëhet tekniku më jetëgjatë i “los Colchoneros”, të cilët i besuan stolin plot 12 vite më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




