Reali pëlqen Murinjon si pasues të Ançelotit

Një dashuri e re mund të lulëzojë mes Real Madridit dhe José Mourinhos. Sipas Mundo Deportivo, klubi bardhezi ka identifikuar trashëgimtarin e Carlo Ancelottit trajnerin aktual të Romës, i cili do të largohet nga Reali në fund të sezonit për shkak të një angazhimi që do të nisë në qershor me kombëtaren braziliane. “José Mourinho është rishfaqur në skenën e Los Blancos si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Ancelottit për sezonin e ardhshëm – shkruhet në një artikull nga gazeta katalanase – portugezi tani është rikthyer i shumëdëshiruar për shkak të masës së tifozëve të Real Madridit që nuk e kanë harruar. Ai është më i fortë që kur emri i tij u rishfaq si kandidat për pankinën e Realit”.
Mourino, tashmë është pothuajse e sigurt, nuk do të rinovojë kontratën e tij me Romën, e cila skadon më 30 qershor 2024 dhe Reali është në pritje. Sipas Mundo Deportivo, skenari mund të ndryshojë në mënyrë dramatike nëse Real Madridi i ofron Ancelottit një zgjatje të kontratës, pasi trajneri emilian nuk është ende zyrtarisht i lidhur me federatën braziliane të futbollit. Mourinho ka drejtuar Real Madridit nga 2010 deri në 2013.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




