Riquelme: Rikthej CR7 tek Reali, Zidane largohet

Cristiano Ronaldo brenda dhe Zidane jashtë, Enrique Riquelme nuk ka dyshime: për të ardhmen e Real Madrid ai tashmë e di se çfarë dëshiron. Kandidati për president i Blancos është i sigurt dhe kështu sfidon Florentino Perez, me një program të qartë dhe ambicioz: “Cristiano Ronaldo ka përfaqësuar shumë për futbollin dhe Real Madridin dhe për këtë kam ndërmend ta rikthej këtu. Për mua nuk ka lojtarë të rinj dhe lojtarë të vjetër, por vetëm të fortë dhe më pak të forte”, shpjegon ai për Cadena Cope.
Dhe gjithashtu për stolin, Riquelme tashmë ka dy emra që mund të përfaqësojnë postin e Zidane: “Zidane nuk do të ishte trajneri im, menaxhmenti i sporteve do të mendonte për një profil tjetër në stol me një strategji tjetër. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por edhe Raul, ai po bën mirë dhe vlerësohet shumë nga të gjithë”, përfundon ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




