Zbardhet oferta e Barcelonës për Lautaro; 70 milionë euro plus….

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Junior Firpo, plus 70 milion euro. Kjo, sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, është formula e Barcelonës për të barazvlerësuar klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh të Lautaro Martinez. Presioni i katalanasve për sulmuesin e Interit, pra, nuk ndalet. Argjentinasi është identifikuar si objektivi numër një për repartin sulmues të Azulgrana, si trashëgimtari i denjë i Luis Suarez (33 vjeç). Sipas gazetës spanjolle, Barcelona nuk mund të ofrojë 111 milionë euro “cash”, sa parashikon klauzola përkatëse (do të jetë e vlefshme deri më 15 korrik), por mendon të përfshijë Junior Firpo në negociata. Në një rast të tillë, ofron edhe 70 milionë euro para “të thata”, vec Junior Firpo, që vlerësohet 41 milionë euro nga gjigantët e La Liga-s në këtë transaksion. Kjo formulë do të çonte përmbushte shumën e kërkuar nga zikaltrit për sulmuesin argjentinas. Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari blaugrana, me një fizik të admirueshëm dhe shpejtësi evidente, do të përfaqësonte një zgjidhje ideale për 3-5-2 e Antonio Conte. Prania e Jordi Alba në korsinë e majtë nuk e lejoi lojtarin në fjalë të kishte hapësirën e vet te Barcelona (17 paraqitje totale në sezon). Tek Interi mund të luante më shumë dhe të gdhendte rolin kryesor, që nuk gëzon në” Camp Nou”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme