Zgjedhjet e 11 majit, Ervin Hoxha pret eurodeputetët: Të angazhuar për një proces të ndershëm dhe transparent

Politikë | 1 vit më parë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur sot një delegacion me deputetë nga Parlamentit Europian. Pas takimit, Hoxha shkroi në rrjetet sociale se ky takim është zhvilluar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që do të mbahen ditën e nesërme.

“Prita sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit”, thekson ministri i Brendshëm.

Ai shpjegon më tek se i ka siguruar eurodeputetët për angazhimin e institucionit që ai drejton për një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent që të jetë në përputhje me standardet më të mira.

Sipas tij, ky takim ishte një mundësi e mirë për të ndarë me ta disa nga hapat e rëndësishëm, ndërmarrë në forcimin e institucioneve.

“I sigurova eurodeputetët për angazhimin tonë për një proces zgjedhor të qetë, të ndershëm e transparent, në përputhje me standardet më të mira. Ky takim ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndarë me ta disa nga hapat e rëndësishëm, ndërmarrë në forcimin e institucioneve”, shkruan ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme