KQZ vendos numërim veçmas për votat e Greqisë, Noka: Vendim i drejtë, trajtimi i tyre do kujdes

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka komentuar vendimin e KQZ për vendosjen e numërimit veçmas të votës së diasporës. Në një intervistë për RTSH 24, Noka e cilësoi këtë vendim të drejtë, pasi sipas tij, në procesin e votimit në Greqi ka pasur parregullsi.
“Kjo është një kërkese e jona në mënyrë të përditshme që procesi i numërimit të votave të diasporës në Greqi të nis veçmas pas informacione dhe fakteve që kemi. Ka dy orë procesi i bllokuar nga ana e PS dhe më vjen mirë që ky vendim i KQZ i hap rrugë fillimit të procesit të numërimit të votave të diasporës. Ky vendim nuk është në favor të kërkesës tonë, por është një vendim i drejtë nga faktet dhe kërkesat që kemi paraqitur ne”, tha Noka.
Sipas Nokës, problematikat në Greqi janë serioze dhe kërkojnë trajtim të kujdesshëm.
“Në Greqi ka patur problematika të rënda që duhen trajtuar në fund. Lontrata ligjërisht nuk i lejohen DHL-së të ketë nënkontraktorë, por kjo është shkelur në Greqi. Gjithashtu kemi denoncomë nga njerëz në Greqi se kanë votuar persona të tjerë në emër të tyre. Kjo duhet trajtuar me qetësi dhe kujdes, kjo është e gjitha”, tha Noka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





