Zv.kryeministrja Balluku për RTSH: Ishte ëndërr për mua një mandat i 12-të në Qarkun e Fierit

Politikë | 1 vit më parë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike e Qarkut të Fierit, në një prononcim për RTSH nga KZAZ në Fier, deklaroi se socialistët në këtë qark jo vetëm arritën objektivat që i kishin vënë vetes për numrin e mandateve, por rezultati i arritur tashmë e ka tejkaluar pritshmërinë.

Sipas saj, PS po shkon drejt mandatit të 12-të në këtë qark, por, gjithsesi, sipas saj, ende mandati i 12-të është i brishtë, duke pasur parasysh që vetë sistemi zgjedhor, pra mënyra si është votuar apo si llogariten mandatet, e bën shumë të brishtë për një mandat të fundit për PS, e aq më pak për një të ri për ndonjë parti tjetër.

“Me këto shifra që kemi, pra ne jemi në 65%, PD është nën 25%. Padyshim që e kemi mandatin e 12-të, por janë për t’u numëruar edhe 235 kuti. Na duhet që të presim përfundimin e numërimit. Qarku i Fierit ka 537 kuti. Në përfundim do të dimë nëse e kemi mandatin e 12-të apo jo. Theksoj që objektivi ynë fillimisht ka qenë mandati i 10-të, dhe më pas, duke parë gjithë punën në terren, dëshironim mandatin e 11-të. Kjo votë vjen për Edi Ramën, për PS-në dhe gjithçka që ne kemi transmetuar te njerëzit dhe gjithçka që kemi bërë ndër vite. Është një votë që vjen nga të gjithë qytetarët e qarkut. Ishte një ëndërr për mua, për një mandat të 12-të. Në përgjithësi, procesi ka shkuar i qetë”, tha Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme