Votat e diasporës, Balla për RTSH: Rezultati mund të ishte më i mirë. Numëruesit e PD kryen vepër penale
Ndërsa janë numëruar vetëm 43528 zarfe nga 194889 që janë në total nga votat e diasporës në 85 shtete të botës, Partia Socialiste ka mundur të sigurojë 23593 vota të emigrantëve shqiptarë, ndrësa Koallicioni PD-ASHM ka marrë 12362 vota.
Në këto kushte, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH, deklaroi se pritshmëritë e tij për rezultatin e deritanishëm nga diaspora, ishin më të larta.
“Numërimi për subjektet politike, nëse ecim me këto ritme, unë them se do ecim me ritme me të shpejta në 2-3 ditët e ardhshme përfundon. Rezultati të them të drejtën mund të ishte më mirë”, deklaroi Balla.
Ky i fundit u ndal dhe te vendimi i KQ për numërimin e veçantë të votave të diasporës nga Greqia.
Balla shprehet se numëruesit e PD-së nuk iu bindën urdhrave politikë të partisë, dhe se këto shkelje, thekson ai, përbëjnë vepër penale.
“Çdo votë do lexohet siç e kanë dërguar bashkatdhetarët në 85 shtetet e botës.
Nëse një subjekt politik pretendon për paligjshmëri gjatë procesit, nuk jemi në fazën kur mund të paraqiten këto ankimime. Ne jemi në fazë paraprake, numërimi dhe që nga viti 2009 kur kemi nisur numërimin e përqendruar, secili nga palët pas numërimit kalon në fazën tjetër kur mund të paraqiten kontestimet.
Vendimi i z. Celibashi nuk ka të bëjë me këto pretendime, por me një shkelje të ligjit nga ana e numëruesve që iu bindën urdhrave politik. Kodi Penal e përcakton qartë që është vepër penale.
Ne jemi të detyruar të lexojmë një për një atë që kanë vendosur shqiptarët”, shprehet Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





