Gjirokastër – Ndërhyrjet në kanalet vaditëse, janë pastruar 54 km kanale dhe po punohet për kullimin

Bujqësi | 1 vit më parë

Ndërhyrjet në kanalet e vaditjes kanë qenë intensive këtë sezon vere nga Bashkia e Gjirokastrës.

Sipas Iljaz Memushit, drejtor i Pyjeve, Kullotave, Ujitjes dhe Kullimit, është bërë e mundur sigurimi i ujitjes së tokave bujqësore, ndërsa po bëhen përgatitjet edhe për ndërhyrjet në kanalet kulluese.

“Janë bërë rreth 54 km linja kanalesh vaditëse. Aktualisht edhe po doli ndonjë problematikë gjatë sezonit të vaditjes, do të jemi aty për ta eliminuar. Zona më problematike është ajo e Cepos, e cila mbahet gjithmonë nën vëzhgim, sepse ujitet nga përroi. Në qoftë se do të respektojnë radhën e njëri-tjetrit atëherë çdo furnizim i secilës parcelë është më i kollajtë,” thotë z. Memushi.

Ai u bën thirrje fermerëve që të shlyejnë detyrimet e tyre për taksën e ujitjes.

“Aktualisht janë bërë mbledhjet e taksave në mënyrë periodike, çdo muaj. Unë u bëj një thirrje që të mos hezitojnë, sepse shërbimin e kanë pasur dhe detyrimin duhet ta derdhin,” shprehet drejtori Memushi.

Falë ndërhyrjeve dhe investimeve të vazhdueshme ndër vite, ky sistem është mbajtur në gjendje funksionale dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë në zonë.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme