Nis mbledhja e lajthive – Kultivuesit në Gjirokastër të shqetësuar për tregun
Në zonën e Arshi Lengos, një numër i konsiderueshëm fermerësh janë të angazhuar në kultivimin e lajthisë, një kulturë me potencial të lartë tregu. Megjithatë, këta fermerë përballen me vështirësi serioze që lidhen me sigurimin e fuqisë punëtore dhe e një pike grumbullimi.
“Problemi është se ne prodhojmë vit për vit dhe një pesë mbetet pa shitur fare. Kemi stok ende nga viti i kaluar”
“As 50 % nuk e shitëm vjet. Të kishim një pikë grumbullimi këtu do ishte shumë mirë. Kemi nisur vjeljen edhe për këtë vit”, u shprehën fermerët.
Këta fermer apelojnë për më shumë mbështetje nga instancat përkatëse.
“Të krijohet një pikë grumbullimi dhe të marrin mallin tonë”, thanë fermerët.
Aktualisht, fermerët janë të detyruar të shesin prodhimin individualisht, shpesh me çmime të ulëta dhe në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së ruajtjes dhe magazinimit. Kjo i bën ata të pambrojtur ndaj tregut dhe ndërmjetësve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





