Fakulteti Ekonomik, më i kërkuari në Gjirokastër- Nisin aplikimet e raundit të parë të regjistrimeve

Arsim | 1 vit më parë

Në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër ka nisur faza e raundit të parë të aplikimeve për vitin akademik të ri. Sipas rektorit, Jaho Cana, numri i aplikantëve që kane kërkuar të ndjekin studimet pranë këtij universiteti për këtë vit ka arritur në 1885, duke shënuar një rritje prej 348 aplikimesh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Numri i aplikantëve që kanë kërkuar të ndjekin studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, është 1885 aplikantë, ku në krahasim me vitin e kaluar janë 348 aplikime më shumë”, u shpreh Cana.

Rektori Cana thekson se të tre fakultetet e universitetit kanë shënuar një rritje të ndjeshme, ndërsa Fakulteti Ekonomik mbetet më i frekuentuari, me 240 studentë më shumë se një vit më parë. Ai shton se universiteti ka përgatitur të gjitha kapacitetet për të pritur studentët dhe për të ofruar një proces aplikimi sa më të qetë dhe të organizuar.

“Sot është faza e parë e raundit të parë, dhe më pas do të vazhdojmë me raundet e tjera të hartuara sipas Ministrisë së Arsimit. Trendi i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Cabej”, është në rritje”, tha ai.

Rritja e numrit të aplikantëve tregon interesin e lartë për studime në Gjirokastër dhe pasqyron reputacionin e Universitetit “Eqrem Çabej” si një qendër e rëndësishme arsimore në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme