Skemat e investimeve në bujqësi – Mbi 40 fermerë marrin ndihmë teknike në Gjirokastër
Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Gjirokastër po vijon ofrimin e ndihmës teknike për fermerët e zonës, në kuadër të skemave mbështetëse për investimet në sektorin bujqësor.
Deri më tani, mbi 40 fermerë kanë përfituar asistencë për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.
“Kanë ardhur më shumë se 70 fermerë, por ata që nuk i plotësojnë dot kriteret brenda kësaj periudhe, u kemi thënë: përgatituni për thirrjet e tjera. Një pjesë nuk i plotëson fare kriteret për të aplikuar. Ndërsa ata që i kanë mundësitë, ne mundohemi t’i asistojmë që deri më datë 30 shtator ata të plotësojnë dosjen dhe ta dorëzojnë,” specialisti i Bujqësisë, Balil Bineri
Ndërkohë, specialisti i Bujqësisë, Balil Bineri u bëri thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve të zonës që të mos e shtyjnë në kohë aplikimin, por të dorëzojnë dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara nga skemat e mbështetjes.
“Është plotësisht e mundur që ta dorëzojnë. Të gjithë ata që na vijnë neve, u vendosim periudha shumë të ngushta, pastaj ata kanë edhe punët e tjera dhe nuk i përgjigjen afateve tona. Janë të rrallë ata që i përgjigjen,” tha ai.
Këto investime janë jetike për zhvillimin e sektorit bujqësor në qarkun e Gjirokastrës, duke u ardhur në ndihmë fermerëve për rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





