Përkushtimi ndaj pemëtarisë, në Topullaraj të Gjirokastrës lulëzon ferma e Vladimir Dhramit

Bujqësi | 1 vit më parë

Vladimir Dhrami është një nga fermerët më të përkushtuar në zonën Topullarajt, ku prej më shumë se dy dekadash merret me kultivimin e pemëve frutore.

Ai fillimisht aplikoi për të marrë toka me qira në fshat dhe falë përkushtimit të tij ka arritur rezultate të mira.

“Kur filluan të jepeshin toka me qira në shtet, unë aplikova dhe fitova rreth dy hektarë. Jo se kam bërë hatanë, por prodhimi më ka dalë mirë. Kam një mijë rrënjë lajthi. Kam 700 rrënjë dardhë. Kumbullat s’i kam numëruar ndonjëherë, por kam goxha,” tregon fermeri.

Dhrami bashkëpunon kryesisht me tregtarët e Gjirokastrës, por shpesh është i detyruar t’i çojë produktet në tregje të ndryshme për të siguruar shitjen.

“Unë kumbullën nuk e shes vetëm në tregun këtu. E çoj në Përmet, në punishte. E çoj në Sarandë, Ksamil, Borsh. Jam i detyruar, sepse bëj tonë me kumbulla,” shton ai.

Për sa i përket mbështetjes nga shteti, Dhrami thekson se prej dy vitesh përfiton subvencione në formën e naftës për bujqësi.

“Naftën na e kompensojnë në lekë, por nuk është e përshtatshme për të përballuar [çdo gjë]. Jo si vendet përreth… [Shteti] duhet ta shtojë pak,” shprehet fermeri.

Vladimir Dhrami vazhdon të kultivojë jo vetë pemë, por edhe shpresën se fermerët gjirokastritë mund të jenë baza e një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme