Gjurmimi i tuberkulozit tek bagëtitë, Gjirokastër, nuk ka asnjë rast të konstatuar me këtë sëmundje
Përgjatë vitit 2025, shërbimi veterinar në qarkun e Gjirokastrës ka planifikuar të kryejë vaksinimin e 12 mijë e 650 krerëve gjedh kundër sëmundjes së tuberkulozit, si dhe kontrolle për evidentimin e mundshëm të rasteve me këtë sëmundje tek bagëtitë. Sipas Krenar Veliut, veteriner zyrtar pranë shërbimit veterinar Gjirokastër, deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast tuberkulozi në zonë.
“5200 krerë në Gjirokastër dhe 4800 në Tepelenë dhe 2700 krerë në Përmet. Bëhet fjalë për gjedhin e rritur dhe bëhet gjurmimi në të gjithë numrin e krerëve dhe nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar”, tha mjeku veteriner, Krenar Veliu.
Kjo sëmundje është me rrezikshmëri edhe për njerëzit, ndaj autoritetet veterinare i kushtojnë një rëndësi të veçantë monitorimit dhe parandalimit të saj.
“Kjo është një sëmundje e rrezikshme sepse shkakton kalon edhe tek njeriu ndaj bëhet gjurmimi në 100% të krerëve”, tha ai.
Fushata e gjurmimit dhe vaksinimit pritet të vijojë gjatë gjithë vitit 2025, me synim sigurimin e tufave të shëndetshme dhe mbrojtjen e shëndetit të komunitetit nga rreziku i tuberkulozit.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





