Prodhime të mbara në Shamoll të Korçës, pavarësisht motit përmbyllet një sezon i mirë bujqësor

Bujqësi | 11 muaj më parë

Fermat e zonës së Shamollit kanë përmbyllur një sezon të mirë bujqësor. Edhe pse moti ka qenë i paqëndrueshëm, me periudha të gjata reshjesh dhe ndryshime të papritura temperaturash, fermerët kanë arritur të sigurojnë prodhime cilësore në kulturat kryesore si patatja, qepa, misri dhe gruri.

“Ka misër, qepë, patate pastaj dhe kultura të tjera. Prodhimi vit ka ecur shumë mirë”, u shpreh fermeri.

Falë përvojës së tyre dhe kujdesit gjatë punimeve në tokë, rendimentet kanë rezultuar të kënaqshme dhe shitjet po ecin mirë në tregjet lokale.

“Qepa ka përfunduar dhe pataten kanë hequr”, tha ai.

Fermerët shprehen optimistë se me pak më shumë mbështetje dhe kushte më të favorshme atmosferike, sezoni i ardhshëm mund të sjellë rezultate edhe më të mira për bujqësinë e zonës. Prodhimet e Shamollit vlerësohen për cilësinë dhe freskinë, duke qenë gjithnjë e më të kërkuara nga konsumatorët e Korçës dhe zonave përreth.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme