Vullkani Kilauea në Havait shpërthen përsëri, llava arrin deri në 400 metra lartësi

Pamje spektakolare janë shfaqur nga Ishulli i Madh i Havait, ndërsa vullkani i njohur Kilauea ka shpërthyer përsëri, duke nxjerrë llavë të mëdha dhe tym të dendur nga krateret e tij. Vullkani, një nga më aktivët në botë, ka pasur 36 shpërthime që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke i shtuar shqetësimet për një aktivitet të pandërprerë.
Shkencëtarët besojnë se këto shpërthime janë pjesë e të njëjtit cikël të gjatë, pasi magma po ndjek të njëjtën rrugë në drejtim të sipërfaqes. Një shpërthim i fundit, i ndodhur vetëm muajin e kaluar, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), llavën e krahasuan me një lartësi më të madhe se Ndërtesa Empire State në Nju Jork,
Ky aktivitet intensiv i vullkanit të Kilauea, i cili ndodhet në Parqet Kombëtare të Havait, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve dhe shkencëtarëve, duke sjellë mundësi studimi dhe përvoja spektakolare për ata që janë afër, por gjithashtu duke e rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën e rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





