Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara: Punojmë me Shqipërinë për masat e IPARD

Bujqësi | 10 muaj më parë

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Ministria e Bujqësisë po punojnë së bashku për aftësimin e vendit në zbatimin e programeve rurale evropianë të IPARD 3.

Përkatësisht për masën 5 të këtij instrumenti që lidhet me sigurimin e drejtueseve në këtë sektor eksperti i Faos, Agim Pepkolaj i the televizionit publik se veprimi në terren është konkret.

“Përgatisim strategji për zhvillimin e territorit ku mund të jenë 1 apo 2 bashki apo më shumë dhe investimet do të vlerësohen nga strukturat të cilat do bëjnë vlerësimin e aplikimit mbi bazë të strategjisë miratuar në strukturën që është përgjegjëse në Ministrinë e Bujqësisë”, u shpreh ai.

Sipas drejtuesit të projektit, veprimi për masën 5 të IPARD 3 ka peshë të drejt drejtë në gjithë programin  IPARD.

“Aktualisht po suportojmë institucionet kombëtare për tu bërë gati për implementimin e kësaj mase e cila është ndër masat mjaft të rëndësishme të BE-së që merr dhe një masë të konsiderueshme te Fondit për Zhvillimin Rural në BE”, tha Peplokaj.

I konsideruar jetik për përafrimin e Shqipërisë me standardet e zhvillimit rural të Bashkimit Evropian, programi zbulon mundësinë që vitin e ardhshëm të veprohet me gjithë asetet e tij nga Bashkimi evropian.

“Akoma nuk është marrë një dritë jeshile për të avancuar për hapjen e masave por në diskutime me Ministrinë e Bujqësisë parashikohet që vitin që vjen mund të ketë një hapje të disa masave”, theksoi eksperti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme