Zelensky: Negociatat me Witkoff dhe Jared Kushner, produktive dhe konstruktive

Amerikë | 9 muaj më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesin Special të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ish-këshilltarin e lartë të Presidentit Donald Trump, duke u përqendruar te rrugët për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në një deklaratë pas takimit, Zelensky e përshkroi bisedën si “një dialog të mirë” të përqendruar te arritja e një paqeje të qëndrueshme.

“Ne vërtet punojmë 24/7 për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale kundër Ukrainës dhe për të siguruar që të gjitha dokumentet dhe hapat të jenë realistë, efektivë dhe të besueshëm”, tha presidenti.

Ai theksoi se diskutimet prekën “disa detaje thelbësore” dhe prodhuan “ide të mira që mund të çojnë drejt një rezultati të përbashkët dhe paqes së qëndrueshme”.

Sipas Zelenskyt, siguria, rimëkëmbja dhe paqja janë thelbësore për Ukrainën, SHBA-në, Evropën dhe të gjithë partnerët.

Zelensky u shoqërua në këtë takim nga një delegacion i lartë ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, negociatorin e lartë Rustem Umerov dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Andrii Hnatov.

Sipas raportimeve, po punohet mbi një propozim me 28 pika të paraqitur fillimisht nga Donald Trump, me qëllim që të bëhet i pranueshëm për të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Përfshirja e figurave të lidhura me orientime të ndryshme politike amerikane nënvizon interesin bipartizan të SHBA-së për zgjidhjen e konfliktit.

Turqia, e cila vazhdimisht është pozicionuar si ndërmjetësuese për të shkuar drejt përfundimit të luftës, dhe mbështet të gjitha iniciativat diplomatike të sinqerta që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke synuar rivendosjen e stabilitetit në rajonin e Detit të Zi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme