Gjirokastër, nis matrikullimi i bagëtive – Pa numër s’lejohet lëvizja në tregje e thertore

Bujqësi | 7 muaj më parë

Ka nisur zyrtarisht procesi i matrikullimit të të imtave dhe gjedhit në Qarkun e Gjirokastrës. Autoritetet veterinare bëjnë me dije se regjistrimi dhe pajisja me matrikullë (numër identifikimi) është i detyrueshëm për të gjitha bagëtitë.

Veterineri Krenar Veliu thekson se pa matrikullim nuk do të lejohet lëvizja e bagëtive nga një fermë në tjetrën, apo drejt tregjeve dhe thertoreve

“Së bashku me matrikullimin do të bëhet dhe procesi i inventarizimit të tufave për numrin e krrerëve të tyre dhe me rakordimin me sistemin RUDA. Do të matrikullohet remonti i kafshëve të imta, atje ku janë shitur kashët për mish. Në qarkun Gjirokastër do të matrikullohen rreth 50 mijë të imta dhe ndonjë kafshe që i ka rënë matrikulla.”

Veliu u bën apel fermerëve që të bashkëpunojnë me shërbimin veterinar dhe të përfundojnë sa më shpejt procedurat e regjistrimit, në mënyrë që të shmangen penalitetet apo bllokimet në tregtimit.

“Mëqënse janë pjesë e programit të AZHPR-së, duhet që edhe kafshët e mishit të matrikullohen. Gjithashtu dhe lëvizja të bëhë dhe për thertore apo nga ferma në fermë të bëhet me certifikatën e lëvizjes në mënyrë që të ndiqet gjurma e lëvizjes të sëmundjeve”

Matrikullimi i të imtave dhe gjedhit është një hap i domosdoshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe kontrollin e sëmundjeve.

Gazetare Leonida Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme