Turizmi natyror në zonat e mbrojtura, në Gjirokastër afro 16 mijë vizitorë përgjatë tre muajve

Turizëm | 5 muaj më parë

Në jug të vendit, dy prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit natyror, Ujërat Termale të Bënjës dhe Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës–Dangëlli”, po vijojnë të tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Këto zona të mbrojtura në Qarkun e Gjirokastrës po regjistrojnë një rritje të qëndrueshme të fluksit turistik edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–mars, ato janë vizituar nga rreth 10 mijë e 900 vizitor vendas, dhe nga  rreth 4 mijë e 900 turist të huaj.

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër e lidhin këtë rritje me promovimin gjithnjë e më të madh të turizmit natyror, si dhe me përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në këto zona.

“Vitet e fundit zonat e mbrojtura dhe kemi një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Prioritet i sezonit janë menaxhimi i fluksit të vizitorëve, hapja e shtigjeve dhe mirëmbajtja e tyre”, u shpreh Klevisa Tusuni, specialiste për menaxhimin e zonave të mbrojtura, Gjirokastër.

Ndërkohë, institucionet kanë forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional për parandalimin e rreziqeve, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

“Një ndër problemet kryesore që ne kemi janë zjarret të cilët janë kërcënim për zonat e mbrojtura”, tha ajo.

Në prag të sezonit turistik, autoritetet mbeten të fokusuar në menaxhimin e fluksit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore, me synimin për një turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme