Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, të paktën 21 viktima dhe mbi 60 të plagosur
Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka vrarë të paktën 21 persona, ndërsa 61 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi u regjistrua në uzinën e fishekzjarrëve Huasheng, në qytetin Liuyang, ndërsa në aksionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 500 persona.
Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një hetim të aksidentit për të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës.
Fabrika në provincën Hunan prodhon rreth 60% te fishekzjarrëve të shitur në Kinë dhe 70% për eksport.
Shpërthimet në fabrikat dhe dyqanet e fishekzjarrëve nuk janë të rralla në Kinë dhe shpesh janë vdekjeprurëse. Në shkurt, 12 persona u vranë në një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në provincën Hubei.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





