Dinamo – Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

Kupa e Shqipërisë | 5 muaj më parë

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 13 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku Dinamo City dhe Egnatia do të përballen për trofeun e 74-t në historinë e këtij kompeticioni.

Dy skuadrat rikthejnë një duel tashmë të njohur, duke ripërsëritur finalen e sezonit të kaluar, që u fitua nga Dinamo City. Edhe në këtë edicion, të dyja ekipet kanë kaluar me meritë çdo fazë të kompeticionit dhe vijnë në finale si pretendente të denja për trofeun.

Për Egnatian, kjo është finalja e katërt në Kupën e Shqipërisë, ndërsa kanë arritur të fitojnë dy trofe, në vitet 2023 dhe 2024. Nga ana tjetër, Dinamo City siguron për të dytin vit radhazi praninë në finale, teksa klubi numëron plot 14 trofe në këtë kompeticion.

Finalja e 13 majit pritet të ofrojë një përballje të fortë dhe spektakolare, ku Dinamo City synon të mbrojë trofeun dhe të konfirmohet sërish kampione, ndërsa Egnatia kërkon të rikthejë Kupën dhe të shtojë një tjetër sukses në historinë e saj.

Biletat për ndeshjen Dinamo City – Egnatia mund t’i blini në platformën ebileta.al.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme