Finalja e Kupës së Shqipërisë në RTSH/ Dinamo dhe Egnatia përballen nesër në “Air Albania”

Mbrëmja e së mërkurës do të sjellë një nga sfidat më të shumëpritura të sezonit në futbollin shqiptar, finalen e Kupës së Shqipërisë 2025/2026 mes Dinamo City-t dhe Egnatia-s.
Një finale plot rivalitet dhe emocione, ku dy skuadrat do të përballen për të dytin vit radhazi në aktin e fundit të këtij kompeticioni, pas një rruge të suksesshme drejt finales.
Ky është takimi i 34-t në histori mes këtyre dy ekipeve, teksa në 33 përballje të zhvilluara mes tyre, Egnatia ka regjistruar 16 fitore, ndërsa 10 sfida janë mbyllur në barazim dhe 7 janë fituar nga Dinamo City. Egnatia kryeson gjithashtu edhe për sa i përket golave të shënuar, me 39 gola kundrejt 24 të Dinamo City-t.
Finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Pas kësaj sfide, të dyja skuadrat do të fokusohen te përballjet vendimtare të “Final 4”.
Biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë vijojnë të jenë në shitje dhe mund të blihen online në linkun: Biletat e ndeshjes Dinamo City – Egnatia
Finalen e Kupës së Shqipërisë mund ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




