Trump: Me Iranin na duhet një marrëveshje që të funksinojë ndryshe s’ka kuptim

Pas deklaratës se administrata e tij do të sulmojë Iranin presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje udhëheqësve iranianë që të nënshkruajnë një marrëveshje.
“Ata duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen, është një marrëveshje e mirë”, tha Trump për gazetarët, duke theksuar se propozimi në tryezë i ndalon Iranit “të ketë ndonjëherë armë bërthamore”.
Ai vuri në dukje se marrëveshja duhet të funksionojë ndryshe nuk ka kuptim.
“Ne duam një marrëveshje që ka kuptim, duam një marrëveshje që funksionon. Do të shohim çfarë ndodh, por ne i goditëm fort dje dhe do t’i godasim fort edhe sot… Do të shohim çfarë ndodh me marrëveshjen. Ishim shumë afër marrëveshjes, por ata na mbajnë në vend, na trajtojnë si budallenj”, deklaroi Trump.
Qëndrimi i Trump vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, pas sulmeve të fundit amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





