Bill Gates dëshmon në Kongresin e SHBA, ish-shefi i Microsoft merret në pyetje me dyer të mbyllura për Jeffrey Epstein

Amerikë | 4 muaj më parë

Themeluesi i gjigantit Microsoft, Bill Gates, ka dëshmuar me dyer të mbyllura para ligjvënësve amerikanë në Uashington. Ai u mor në pyetje nga Komiteti i Mbikëqyrjes për shkak të takimeve që ka pasur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Dëshmia e miliarderit po mbahet në fshehtësi të plotë dhe zbardhja e saj pritet të bëhet publike vetëm në një fazë të mëvonshme. Ndonëse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare, Gates ka pranuar se është takuar disa herë me Epstein për qëllime biznesi.

Pasi, doli nga dëshmia, ai tha se ishte i lumtur që ishte vullnetarisht për të dëshmuar para komisionit. “Shpresoj që dëshmia ime të jetë e dobishme për punën e komisionit për të gjetur drejtësi për viktimat, u shpreh ai”.

Manjati i teknologjisë i ka quajtur takimet me Epstein si një nga gabimet e madha të jetës së tij.  Raportet tregojnë se ish-bashkëshortja e tij, Melinda, kishte ngritur shqetësime për këtë miqësi që në vitin 2013, përpara se ata të divorcoheshin.

Për t’u përgatitur sa më mirë, Gates ka punësuar si konsulent një ish-hetues të lartë të vetë këtij komiteti. Ky veprim ka ngritur mjaft pikëpyetje etike në mediat amerikane, ndonëse ekspertët thonë se nuk shkel rregullat e Kongresit.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme