Trump: SHBA do të shkatërrojë pluhurin bërthamor të Iranit

Amerikë | 4 muaj më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë deklarata të reja të forta lidhur me programin bërthamor të Iranit, duke theksuar se pas arritjes së një marrëveshjeje, Shtetet e Bashkuara do të marrin dhe do të shkatërrojnë materialin bërthamor të Teheranit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se “kur të jetë gjithçka e qetë”, Shtetet e Bashkuara do të “marrin Pluhurin Bërthamor”.

Ai shtoi se ky material do të tretet ose përpunohet për të ulur nivelin e pasurimit dhe do të shkatërrohet, qoftë brenda Iranit apo në Shtetet e Bashkuara.

“Ne shohim përpara të punojmë me Iranin dhe të gjithë Lindjen e Mesme, për një kohë të gjatë në të ardhmen”, tha Trump.

Presidenti amerikan shprehu shpresën se procesi do të zhvillohet “shpejt, lehtë dhe pa probleme”.

Megjithatë, ai shtoi një paralajmërim të ashpër: “Nëse nuk funksionon kështu, ne kemi alternativën përfundimtare, shpresojmë të mos përdoret kurrë më!”

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e postimeve të fundit të Trumpit, ku ai ka njoftuar se një marrëveshje me Iranin mund të nënshkruhet shumë shpejt – madje edhe nesër, ditën e 80-vjetarit të tij.

Sipas tij, marrëveshja e re do të jetë “shumë më e mirë” se ajo e nënshkruar nga administrata Obama në vitin 2015.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme