Sezoni turistik në Pogradec, rritet fluksi i pushuesve dhe interesi për turizmin kulturor e natyror
Sezoni turistik veror në Pogradec po zhvillohet me ritme pozitive, ndërsa qyteti liqenor vijon të tërheqë një numër të lartë vizitorësh nga vendi dhe jashtë tij. Sipas të dhënave të Bashkisë, muaji korrik ka shënuar rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve, të cilët zgjedhin Pogradecin për klimën, liqenin dhe shërbimet turistike.
Sipas Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Pogradec, krahas turizmit bregliqenor, është rritur edhe interesi për atraksionet kulturore dhe natyrore të zonës. Turistët e huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë informacion për destinacionet që ofron Pogradeci dhe rrethinat e tij
“Turistët e huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë informacion për destinacionet që ofron Pogradeci dhe rrethinat e tij. Ka një interes mjaft të shtuar për atraksionet e ndryshme natyrore, por edhe historike, pasi është rritur ndjeshëm turizmi kulturor dhe historik. Duhet të kemi parasysh edhe rritjen e ndjeshme të turizmit kulinar. Kjo lidhet edhe me turistët, të cilët vijnë kryesisht nga Italia”, tha Ledian Zeqollari, drejtor i turizmit në bashkinë e Pogradecit.
Me liqenin, klimën e freskët, hapësirat publike dhe çmimet konkurruese, Pogradeci vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror në juglindje të vendit. Gazetare: E. Fili
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





