Protesta hyn në ditën e 55-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 55-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.
Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë kanë mbajnë fjalime dhe kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 55-të radhazi.
Ndërkaq, gazetari i RTSH-së, Omer Saraçi i cili ndjek nga afër protestën theksoi se “në këtë moment, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të zhvilluar protestën e tyre të 55-të. Si çdo ditë, pritet që ata të zbresin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mbajtur protestën e përditshme.Situata deri në këto momente duket e qetë. Njëri krah i bulevardit është bllokuar nga policia për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Parashikohet një protestë e qetë, si ato të ditëve të mëparshme.Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre kryesore: formimi i një qeverie të re, një pakt i ri me qytetarët, dorëheqja e qeverisë aktuale, si dhe ndryshimi i disa ligjeve kryesore.Këto janë zhvillimet deri në këtë moment për protestën e 55-të në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



