ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip. Qarkullon gripi AH1N1, është agresiv, piku arrin në janar

Shëndet | 42 minuta më parë

ISHP konfirmon se në  vend po qarkullojnë disa infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe mes tyre ka izoluar në laborator edhe virusin e tipit A.

Me rreth 12 mijë infekione respiatore në javë,  epidemiologia Marjeta Dervishi e vlerëson ende të qetë situatën epidemiologjike ndërsa paralajmëron se piku I infektimeve do të vijë në janar.

“Kemi arritur të identifikojmë rastet e para me grip dhe gjithashtu kemi vijuar me identifikimin e rasteve me SARS-CoV-2. Ne presim që numri i rasteve me grip të rritet në javët në vijim, duke arritur pikun në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt”, u shpreh epidemiologia.

Virusi AH1N1 që po qarkullon aktualisht shkakton simptoma të ngjashme me gripin sezonal dhe karakteristikë ka fillimin e papritur të shenjave klinike.

“Fillim i menjëhershëm dhe i papritur, me temperaturë të lartë, dhimbje muskulore, dhimbje koke, dhimbje fyti në raste të caktuara dhe, sigurisht, mund të shoqërohet edhe me kollë”, tha Dervishi.

Autoritetet e shëndetit publik I bëjnë thirrje popullatës, kryesisht grupeve në risk të vaksinohen ndaj gripit pasi në rastet e rënda ky infeksion bëhet i rrezikshëm duke përkeqësuar sëmundjet kronike dhe  mund të çojë deri në fatalitete. Aktualisht sipas ISHP 51% e dozave të vaksinës së shpërndarë në popullatë është përthithur.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme