“Zoonozat”, kërcënimi i padukshëm nga kafshët te njerëzit. Marrja e masave për luftimin e insekteve dhe parazitëve

Bujqësi | 2 muaj më parë

Rritja e temperaturave gjatë verës favorizon shtimin e insekteve dhe parazitëve që mund të përhapin sëmundje te kafshët. Specialistët bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese, veçanërisht në ambientet ku mbahen kafshët.

Mushkonjat dhe insektet e tjera mund të shërbejnë si bartëse të sëmundjeve, ndaj rekomandohet trajtimi dhe dezinfektimi periodik i stallave, si dhe mbajtja e tyre në kushte të pastra dhe të kontrolluara.

Një tjetër problem që prek veçanërisht kafshët e imta është piroplazmoza, ndaj lufta kundër insekteve dhe parazitëve mbetet një nga masat kryesore për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

“Sëmundjet kryesore dhe që janë problem për njerëzimin janë zoonozat, që quhen ndryshe sëmundje që kalojnë nga kafshët në njerëzit ose dhe anasjelltas. Në këtë stinë shtohen vektorët që përhapin këto sëmundje dhe një nga këta vektorë janë mizat fluturuese ose mushkonjat. Është detyrë që të gjithë duhet të marrin masa për luftimin e insekteve të jashtme të brendshëm nëpër kuzhina, nëpër stalla, nëpër oborre ose në kafshët e imta. Problemi janë piroplazmoza që është një sëmundje që përhapet nga kërpushat ose nga rriqnat ose janë dhe sëmundjet e tjera të cilat transmetohen me po këta insekte. Duhet të bëhet një luftë masive”, tha veterineri Arben Qafëzezi.

Sipas vizitave të veterinerit në ferma, fermerët po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm për shëndetin e kafshëve, duke zbatuar masat e nevojshme parandaluese dhe duke kërkuar në kohë ndihmën e specialistëve.

Gazetare: G.  Manushi   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme