Konkursi elektronik i Mjekësisë, 1381 kandidatë konkurrojnë për 436 kuota të lira

Arsim | 2 muaj më parë

Dita e parë e provimit të informatizuar për maturantët kandidatë për t’u bërë mjekë ka nisur këtë të hënë me pesë grupet e para. 1381 kandidatët në listë do të vijojnë t’i nënshtrohen testimit të njohurive deri më 21 gusht, ndërsa njihen me rezultatin e pikëve menjëherë në mënyrë elektronike.

Sa më shumë pikë, më shumë shanse për të fituar, mes emocioneve mes tyre ka siguri pas rezultatit të marr.

“Mora 87 pikë dhe jam e kënaqur. Nuk është se kam pasur vështirësi tek asnjëra nga lëndët sepse biologjinë e kisha lënë me zgjedhje, e kisha gati të përgatitur. Kurse te fizika dhe kimia më mori pak më shumë kohë meqenëse ka veprime numerike dhe ka dhe këtë pjesën logjike”.

“Përgjigjen e merr menjëherë se po e merr direkt. Shumë mire dola me 84 pikë”, thanë disa nga maturantët.

Disa prej tyre janë të bindur për qëndrimin e tyre në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve, me nënshkrimin e kontratës, që i detyron të punojnë për 3 vite.

“Kam shumë dëshirë të vazhdoj ose për kardiologji ose për dermatologji. Kontrata është një gjë shumë e mirë. Është shumë e mirë sepse ato vitet e eksperiencës si fillimi i merr në vendin tënd.

“Po mendoj se është një zgjedhje e mirë të qëndruar në Shqipëri dhe po do qëndroja në Shqipëri”, thanë disa prej tyre.

Kjo fazë e testimit mban një peshë prej 30 përqind të pikëve në totalin e vlerësimit, bashkë me rezultatet e maturës shtetërore, përllogaritje e cila do t’i shpallë fitues në fund të muajit gusht.

Gazetar: E. Hasanbelli

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme