BSH: 16% e tyre kanë kredi, këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave
Pesha e kësteve të kredive mbi të ardhurat e familjeve shqiptare është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 16% e familjeve të anketuara kishin të paktën një hua në këtë periudhë. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, vetëm 76% e familjeve huamarrëse deklarojnë se kësti i kredisë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore. Ndërkohë, është rritur numri i familjeve për të cilat pagesat e kredisë përbëjnë më shumë se 30% të të ardhurave. Banka e Shqipërisë vlerëson se aftësia paguese e familjeve u dobësua lehtë gjatë gjashtëmujorit të parë, ndërsa shumica e familjeve nuk presin ndryshime të mëtejshme gjatë pjesës së dytë të vitit. Sa i takon kërkesës për kredi, familjet presin që ajo të mbetet e qëndrueshme deri në fund të vitit 2026.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




