Volejboll Femra, Kupa e Shqipërisë në RTSH/Pogradeci, në finale me Skënderbeun

Sport | 53 minuta më parë

Salla sportive e Farkës ishte skena e dy gjysmëfinaleve të Kupës së Federatës në volejboll për femra, takime që u transmetuan drejtpërdrejt në RTSH Sport dhe dhuruan emocione për sportdashësit.

Në orën 16:00, Dinamo dhe Skënderbeu u përballën në një duel që zgjati plot dy orë e 30 minuta. Korçaret e nisën më mirë takimin, duke fituar dy setet e para me shifrat 25-14 dhe 25-18, duke krijuar përshtypjen se ndeshja do të ishte e shpejtë. Por Dinamo reagoi dhe riktheu ekuilibrin. Vajzat kryeqytetase fituan setin e tretë 25-19, ndërsa në të katërtin triumfuan 26-24, duke e çuar gjithçka në finale. Aty Skënderbeu ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe fitoi 16-14, duke siguruar biletën për në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë, Pogradeci nuk pati të njëjtat vështirësi. Përballë Tiranës, skuadra liqenore dominoi gjatë gjithë takimit dhe fitoi pastër 3-0, me setin e fundit që u mbyll 25-14. Kështu, finalja do të jetë një përballje mes Skënderbeut dhe Pogradecit.

Dy skuadrat do të rikthehen në parket të dielën, në orën 19:30, në sallën sportive të Farkës, për trofeun e Kupës së Federatës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme