Volejboll Meshkuj/Kupa e Federatës në RTSH: Studenti rrëmben trofeun

Studenti shkurorëzon Partizanin duke fituar Kupën e Federatës me rezulatin 3-0. Ekipi i drejtuar nga Kestrin Batalli tregoi supermaci në finalne e luajtur në Farkë, e transmetuar ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Në setin e parë Studenti fitoi me shifrat 25-17, ndërsa në të dytin 25-14. Me një Partizan që nuk u fut asnjëherë në ritmin e finales, Studenti ia doli të mbyllë krej takimin duke fituar edhe setin e tretë me shifrat 25-22.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




