Holanda triumfon në Serbi, fiton edhe Danimarka

Raundi i dytë i ndeshjeve të Ligës së Kombeve nisi me fitore për Holandën dhe Danimarkën. Skuadra e Xavit, në Grupin 2 të Ligës A, mundi Serbinë 1-2 falë dy golave të Mexx Meerdink, me ish-lojtarin e Milanit, Luka Jovic, që shënoi në fillim të pjesës së dytë.
Holanda ngjitet në kuotën e 4 pikëve, Serbia mbetet me zero pikë.
Një autogol nga Davies dhe një gol në pjesën e dytë nga lojtari i Lazios, Isaksen, i siguruan danezëve fitoren e parë, 2-0 kundër Uellsit në Grupin 4 të Ligës A.
Kështu, Danimarka siguron tri pikët e para në Grupin 4 të Ligës së Kombeve të këtij sezoni. Uellsi mbetet i bllokuar në zero pikë, në fund të tabelës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




