Greqia surprizon Gjermaninë, Portugalia fiton edhe pa Ronaldon

Futboll Bota | 54 minuta më parë

Gjermania surprizohet nga Greqia, e cila po tregon forcën e saj në Grupin 2 të Ligës A. Gjermanët dominuan posedimin dhe ndërtimin e lojës për të gjithë 90 minutat, por kurrë nuk arritën të kërcënonin vërtet, në fund pësuan një humbje 0-1.

Në minutën e 74-t, përfaqësuesja greke mori epërsinë me anë të Kourbelis. Mesfushori mposhti Nübel me një gjuajtje me të majtën nga skaji i zonës që u devijua qartë nga Bisseck, i cili i mohoi portierit gjerman mundësinë për të ndërhyrë.

Greqia u rrit, duke filluar të korrte përfitimet e një skuadre vazhdimisht në rritje dhe të talentuar. Gjermania është e mbërthyer në një pikë në grup, me Klopp që po punon për të rindërtuar një ekip kombëtar që ka qenë padyshim zhgënjyes në vitet e fundit.

Portugalia, pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës, ka arritur një fitore 2-1 në Oslo përballë Norvegjisë. Portugezët kaluan në avantazh me anë të Joao Felix 17’, por Haaland 51’ arriti të vendosë barazpeshën. Një barazim që nuk zgjati shumë, pasi Ramos shënoi golin e fitores në minutën e 54-ët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme