Flop Klopp! Vërshëllima dhe kritika pas 1 pike në 2 ndeshje nga Gjermania

Futboll Bota | 2 orë më parë

Trajneri i ri ende pa fitore. Humbja me Greqinë ka vënë në akuzë skuadrën dhe projektin teknik. Schweinsteiger: Jemi mediokër, trajneri nuk është magjistar.

Në momentin që përfundoi ndeshja, publiku i “WWW Arena” shprehu qartazi pakënaqësinë me një shi vërshëllimash. Gjermania u mund 0-1 në shtëpi nga Greqia. Një disfatë e dhimbshme për trajnerin Jurgen Klopp, i cili pas dy ndeshjesh nuk ka provuar ende shijen e fitores në krye të “Die Mannschaft”. Ndeshjen e parë barazoi me Holandën.

Trajneri dhe skuadra në mënyrë të paevitueshme kanë përfunduar në qendër të kritikave. Më i ashpër ka qenë një ish-kampion kalibri, si Bastian Schweinsteiger, i cili më shumë se me trajnerin e ka pasur me lojtarët: “Nuk jemi më një skuadër e majave të futbollit, kemi zbritur në mediokritet. Nuk mundëm ta presonim kundërshtarin në mënyrë të tillë që të ndodhte diçka. Duhen lojtarë që bëjnë diferencën. Greqia kishte Karetsas, Tzolis dhe Pavlidis…

Trajneri Klopp nuk është një magjistar. Është një punë shumë e madhe që duhet bërë. Por edhe lojtarët duhet të pyesin pak veten: kjo është gjithçka?”.

Ky fillim i dobët i Klopp në stolin e Gjermanisë lidhet me tipin e punës që ai po përpiqet të bëjë në kombëtare. Mjafton të shohësh listën me 44 lojtarë të ftuar. Gjermanët, pas eliminimit të turpshëm në Botëror nga Paraguaji, zgjodhën Klopp për rilindjen.

Dhe trajneri po ndjek pikërisht këtë rrugëtim, duke zgjeruar bazën dhe duke testuar lojtarë të rinj, duke u përpjekur të përçojë principet e tij të lojës. Një proces i tillë patjetër që ka nevojë për kohë. Asgjë nuik mund të bëhet pas 4 seancash stërvitore të zhvilluara.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme