Balla takohet me Hofreiter: Mbështetja e Gjermanisë, e rëndësishme për rrugëtimin europian

Politikë | 1 orë më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë kryetarin e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian, Anton Hofreiter.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri me dije se në fokus të takimit ishte rrugëtimi europian i Shqipërisë dhe mbështetja e Gjermanisë për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Mirëpritëm sot në Kuvendin e Shqipërisë Kryetarin e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian, Anton Hofreiter. Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkroi Balla.

Ai theksoi gjithashtu objektivin për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027. “Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027”, u shpreh Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme