Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, përmbyset mauna në rrugë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Aktualitet | 1 orë më parë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, ku një maune ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ngjarja ka krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor.

“Një maune është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit,” bëhet e ditur nga raportimet e para të RTSH-24 nga vendngjarja.

Pasi janë njoftuar për ngjarjen, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e aksidentit për të marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe hetimin e shkaqeve.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit,” njoftohet nga terreni.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesit të mjetit apo personave të tjerë të mundshëm të lënduar.

“Ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit,” theksohet në raportimin e RTSH-24.

  • /rtsh.al/

     


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme