Basketboll meshkuj/ Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë

Besëlidhja ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Lezhjanët kanë mposhtur Tiranën 82-71 në finalen që u zhvillua në Parkun Olimpik “Feti Borova” dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Perioda e parë ka qenë e luftuar dhe është fituar nga Besëlidhja me rezultatin 17-16. Lezhjanët dominojnë periodën e dytë, rrisin avantazhin dhe mbyllin pjesën e parë me rezultatin 44-36.
Bardheblutë reagojnë në periodën e tretë, të cilën e fitojnë me rezultatin 19-15. Lezhjanët fitojnë periodën e katërt 23-16 dhe të gjithë ndeshjen 82-71.
Pasi fitoi Kupën e Federatës, Besëlidhja fiton edhe Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




