Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në “Main Round” ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor

Kombëtarja | 1 orë më parë

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë më 6 nëntor rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028, me ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në orën 15:30, në sallën sportive të “Humenné”, në Sllovaki, në një ndeshje të rëndësishme për nisjen e këtij raundi kualifikues.

Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në këtë fazë pas paraqitjes në raundin paraprak dhe tashmë synon të vijojë rrugëtimin në kualifikueset europiane, ku bën pjesë në Grupin 6 së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

Ndeshjet e “Main Round” do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga tetori 2026 deri në mars 2027. Në përfundim të kësaj faze, fituesit e 12 grupeve dhe katër skuadrat më të mira të renditura në vendin e dytë do të kualifikohen direkt në “Elite Round”, ndërsa tetë skuadrat e tjera të renditura në vendin e dytë do të luajnë në “Main Round” play-off.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme