5.5 mln euro për programin “Pas Shkolle”, Kumbaro: Është hapur thirrja e tretë për trajnerë

Arsim | 30 minuta më parë

Duke nisur nga ky vit mësimor në 408 shkolla në mbarë vendin ka nisur zbatimi i programit “Pas shkolle”.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë si trajnerë në klubet e ndryshme që janë çelur tashmë në to, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro  kujton se është çelur thirrja e tretë për aplikim e cila do të jetë e hapur deri në 12nëntor.

“Në këtë moment që flasim, është hapur për të tretën herë thirrja për trajnerë. Nga Gjirokastra, i ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë, sigurisht kundrejt pagesës përkatëse, të bëhen pjesë e ekipit të trajnerëve të programit pas shkollës, në klube të ndryshme të këngës, muzikës, kërcimit, artit dhe zejeve”, u shpreh Kumbaro.

Nga buxheti i 2027ministria e arsimit 5.5 mln euro ia ka dedikuar këtij programi.

“Ky fond i dedikuar si për pagesën e atyre që ne i kemi quajtur trajnerë, ashtu edhe për bazën materiale, synon pikërisht të rrisë jo vetëm dëshirën, por edhe të zgjasë kohën”, tha ajo.

Për të aplikuar si trajnerë në  programin “Pas shkolle” e kanë të drejtën të aplikojnë mësues në sistem, mësues në listë pritje ,mësues në pension si dhe artizanë e profesionistë të fushave të artit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme