Spahiu takim me studentët në SUOGJ “Koço Gliozheni”: Praktikat profesionale dhe sfidat në mjedisin spitalor

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët që po kryejnë praktikën profesionale në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Gjatë takimit, ministrja është njohur nga afër me përvojën e studentëve në mjedisin spitalor, sfidat me të cilat përballen gjatë praktikës, si dhe kërkesat dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen profesionale.
Përmes një reagimi, Spahiu theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me studentët, dëgjimit të shqetësimeve të tyre dhe përmirësimit të kushteve në të cilat zhvillojnë praktikën profesionale.
Sipas ministres, krijimi i një mjedisi mbështetës është i rëndësishëm për formimin e tyre dhe përgatitjen si profesionistë të ardhshëm të shëndetësisë.
Ajo vlerësoi gjithashtu të rinjtë që zgjedhin profesionet shëndetësore, duke i cilësuar si një investim të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit shëndetësor.
Spahiu nënvizoi se përvoja, njohuritë dhe përkushtimi i tyre duhet të mbështeten, në mënyrë që në të ardhmen të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat ku nevoja për profesionistë të kualifikuar është më e madhe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




