Herzog: Izraeli duhet të hetojë 7 tetorin që çoi në sulmin e Hamasit

Presidenti Isaac Herzog gjatë seancës ceremoniale të betimit të Knesset-it të 26-të, deklaroi se Izraeli duhet të hetojë plotësisht dështimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ndërsa shtoi se sfidat me të cilat përballet vendi “kërkojnë përgjegjësi të përbashkët për detyrën e shërbimit ushtarak.”
“Ne nuk duhet të lëmë asnjë gur pa lëvizur, duhet të hetojmë dhe të kuptojmë se si ndodhi katastrofa e 7 tetorit, si dhe të nxjerrim mësime dhe konkluzione”, u shpreh Herzog përpara ligjvënësve të mbledhur.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka refuzuar vazhdimisht krijimin e një komisioni shtetëror hetimor për 7 tetorin, me arsyetimin se një panel i pavarur i emëruar nga Gjykata e Lartë do të ishte pranishëm kundër qeverisë. Gjatë vitit të kaluar, qeveria ka deklaruar se do të mbështeste një hetim të emëruar nga një panel ligjvënësish, me mandat dhe fushëveprim të përcaktuar nga politikanët.
Presidenti Herzog nëvizoi kërcënimet e jashtme me të cilat përballet vendi: Perandoria e së keqes e Iranit nuk ndalet asnjë moment në komplotet dhe kërcënimet e saj, qoftë drejtpërdrejt apo përmes partnerëve të saj. Përkrah luftës kokëfortë dhe të vendosur kundër atyre që kërkojnë të na dëmtojnë, ne duhet të ndërtojmë një horizont të qëndrueshëm me fqinjët tanë, përfshirë ata më të afërtit, si dhe të forcojmë e të shtojmë marrëveshjet e paqes me Egjiptin, Jordaninë, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Ai bëri thirrje gjithashtu për forcoimin e aleancës strategjike me Uashingtonin.
“Ne duhet të fortifikojmë aleancën me mikun tonë më të madh – Shtetet e Bashkuara, të forcojmë marrëdhëniet me të gjithë aleatët tanë, të mbrojmë emrin e mirë të Izraelit dhe të luftojmë sanksionet politike deri në fund”, u shpreh presidenti izraelit.
Gjatë fjalës së tij, Herzog nuk hezitoi të përmendë atë që ai i quajti “njolla morale” brenda shoqërisë izraelite, përfshirë valën e krimit në komunitetet arabe dhe dhunën e banorëve të ngulmimeve (kolonëve) në Bregun Perëndimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




