Marcus Thuram largohet nga grumbullimi i Francës

Futboll Bota | 3 minuta më parë

Marcus Thuram ndjeu një shtrëngim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së Interit kundër Comos, gjë që e pengoi atë të merrte pjesë në stërvitjen e të hënës me kombëtaren franceze.

Duke qenë se nuk pati përmirësim deri të martën në mëngjes, pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor i kombëtares franceze, në marrëveshje me Interin dhe vetë lojtarin, vendosi ta kthejë atë te klubi i tij.

Për pasojë, ai do të largohet nga grumbullimi i kombëtares franceze dhe nuk do të luajë në ndeshjet e nëntorit në Nations League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme