Katari diskuton përpjekjet e fundit diplomatike mbi Iranin në takimin e G7-ës në Paris

Botë | 3 minuta më parë

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka diskutuar mbi përpjekjet diplomatike dhe të uljes së tensioneve në lidhje me luftën e SHBA-së kundër Iranit, gjatë një takimi ministerial të G7-ës të mbajtur në Paris.

Sheikh Mohammed u takua me homologët e tij nga Arabia Saudite, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia gjatë këtyre bisedimeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit njoftoi se palët diskutuan rreth përpjekjeve për të “arritur një zgjidhje që garanton lirinë e lundrimit dhe i hap rrugën një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që sjell paqe afatgjatë në rajon”.

Sheikh Mohammed ndaloi në mënyrë të paplanifikuar në Paris, pas bisedimeve që pati në Washington D.C. me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, lidhur me luftën e SHBA-së kundër Iranit.

Kryeministri i Katarit u shpreh se kishte zhvilluar “bisedime pozitive për arritjen e një marrëveshjeje dhe sjelljen e paqes në rajon” gjatë takimit të zhvilluar të hënën me Trump dhe Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme