Ndërron jetë papritur ambasadori rus në SHBA

Europë | 17 minuta më parë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, raporton “Politico”

Në një deklaratë zyrtare, ministria bëri të ditur se Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare, por nuk dha detaje lidhur me shkakun e vdekjes.

“Kemi humbur një diplomat të shquar, një drejtues me përvojë, një koleg të respektuar dhe një mentor. Alexander Darchiev ishte një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një nga ekspertët më të njohur rusë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Darchiev ishte emëruar ambasador i Rusisë në SHBA në mars të vitit 2025 nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ai njihej për qëndrimet e tij kritike ndaj Perëndimit dhe kishte një eksperiencë të gjatë në diplomacinë ruse.

Më herët, ai kishte shërbyer në Ambasadën e Rusisë në Uashington, më pas si ambasador në Kanada dhe si drejtues i Departamentit të Amerikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Edhe Ambasada Ruse në Uashington konfirmoi lajmin e vdekjes së Darchiev, duke e vlerësuar atë për kontributin në mbrojtjen e interesave ruse në Amerikën e Veriut dhe për përpjekjet në ndërtimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së mbi parimin e barazisë.

Vdekja e tij vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit vijojnë të mbeten mes çështjeve më të rëndësishme në politikën ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme