Guardiola në stolin e SHBA-ve, amerikanët ëndërrojnë spanjollin për drejtimin e kombëtares

Hipotezë e bujshme. Nëse trajneri aktual, Mauricio Pochettino, pranon ofertën e Manchester United, do të ishte katalanasi kandidati kryesor për vendin e tij.
Nuk do të jetë aspak e lehtë për ta bindur Pep Guardiolën për të marrë drejtimin e kombëtares amerikane të futbollit, por janë një sërë faktorësh që mund të çojnë në një marrëveshje mes palëve. Prandaj mund ta quajmë “Ëndrra amerikane”. Pochetino pritet të shkojë te Manchester United, ku do të zëvendësojë Carrick, ndërsa amerikanët kanë hedhur në tavolinë emrin e Guardiolës.
Pep në fakt nuk ka pasur interes për një rikthim në stol kohët e fundit, pasi kërkon të qëndrojë pranë familjes. Por ka ndonjë sinjal që mban me shpresë SHBA-të. Raporti që trajneri ka me këtë vend dihet prej kohësh. Në 2012-ën, para se të shkonte te Bayern-i, ai jetoi një vit në New York dhe vetë ka treguar se ka shumë miq në SHBA.
“Amerika është një vend tërheqës, ku mund të ndërtosh një projekt afatgjatë dhe ta çosh kombëtaren në një nivel më të mirë. Potenciali është i dukshëm, duke parë popullsinë, përhapjen e sportit dhe kështu me radhë”, – kishte thënë Pep. Dhe nuk është mister që Federata Amerikane e Futbollit e kërkoi përpara se të zgjidhte Pochettino-n.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




