Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Politikë | 7 minuta më parë

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit të Presidencës, përpara dekretimit janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit, të parashikuara për emërimin e zyrtarëve në poste të larta shtetërore.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Përpara dekretimit,  janë kryer të gjitha procedurat ligjore të  verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta”, thuhet në njoftim.

Dy muaj më parë, Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Ky vendim erdhi pas masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim nga detyra” të vendosur ndaj Hysenit nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut. Një ditë pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra e kreut të SHISH, Kryeministri Edi Rama komandoi përkohësisht në këtë institucion Elvis Lilën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme